
Shtyhet protesta e Lëvizjes Vetëvendosje për një ditë të pacaktuar. Kështu ka njoftuar në një konferencë për media Visar Ymeri.
Visar Ymeri nga vetëvendosje tha se largimi i Jabllanoviqit nga qeveria e Kosovës është “fitore e qytetarëve të Kosovës”.
“Këto protesta e kanë dëshmuar se protesta me rrugë përherë ngadhënjen”, tha Ymeri në një konferencë për shtyp në të cilën bëri të ditur se kjo lëvizje i ka shtyrë protestat.
“Isa Mustafa nuk tregoi nëse e ka shkarkuar Jabllanoviqin apo ai ka dhënë dorëheqje. Sidoqoftë, kërkesa është përmbushë dhe protesta shtyhet për një ditë tjetër”, tha Ymeri.