LajmeMagazina

Vuçiq viziton Shqipërinë në mars

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq ka njoftuar se do ta vizitojë Shqipërinë dy herë brenda një kohe të shkurtër.
Ai e njoftoi lajmin gjatë një konference për mediat, ku tha se vizita e parë në Shqipëri do të jetë në fund të muajit mars, por duke mos specifikuar ndonjë datë.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve “B92”, vizita e dytë e kreut të qeverisë serbe do të jetë më 28 dhe 29 maj, ku ai do të marrë pjesë në një forum ndërkombëtar ekonomik.
Ai do ta takohet me kryeministrin Rama ku do të diskutojnë realizimin e disa projekteve të përbashkëta investuese. “Me këto projekte do të paraqitemi bashkë në Bruksel”, tha Vuçiq para medieve serbe paraditen e sotme.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button