LajmeMagazina

Vulin: Serbia nuk e njeh Gjyqin e Gjakovës

Ministri për Punë i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Serbia nuk njeh kurrfarë gjyqi në Gjakovë i cili shpall fletë-arrest për, siç thotë ai, “gjoja për krime lufte”.
Ai ke shtuar se koha dhe vendi i shpalljes së fletë-arrestit si dhe zgjedhja e njerëzve “nuk është e rastësishme”.
“Serbia njeh vetëm Rezolutën 1244 me të cilin janë rregulluar kornizat juridike të sjelljes në hapësirën e Kosovës. Ky fletë-arrest nuk është i rastësishëm e të rastësishëm nuk janë as koha, as vendi dhe as zgjedhja e njerëzve”, ka thënë Vulin, transmeton B92.Ai ka shtuar se Gjakova tash e disa vite, gjoja ndalon qytetin për serbë dhe se ky fletë-arrest është përpjekje që të sqarohet pse serbët nuk mund të vizitojnë “varret e veta, vendet e veta të shenjta dhe as shtëpitë në këtë qytet”.
“Veç kësaj, Qeveria në Prishtinë në këtë mënyrë dëshiron t’i ikën Marrëveshjes së Brukselit. Që nga fjalët e Hashim Thaçit se Kosova do të iniciojë aktakuzën për gjenocid e deri te gjoja fletë-arrestet për krime lufte për deputetë serbë e gjeneralë, janë mënyra që të që të frikësohen serbët për t’u kthyer dhe t’u thuhet se këtë nuk mund ta bëjnë”, ka thënë Vulin.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button