Mbi 100 shtylla elektrike që ndodhen në brendi të territorit të Kosovës janë tentuar të merren nga xhandarmëria dhe policia serbe. Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha se këto shtylla janë në territor të Kosovës dhe nuk do të lejojmë që të merren nga Serbia. I kam njoftuar edhe KFOR-in edhe Begzad Sinanin për këtë tentativë të xhandarmërisë serbe tha Lenjani.
Xhandarmëria serbe dhe policia serbe të shoqëruar edhe nga zyrtarët e elektrodistribucionit të Serbisë kanë tentuar të enjten që të marrin mbi 100 shtylla elektrike në brendi të territorit të Kosovës raporton rajonipress. Server Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha për rajonipress se këtë tentim vjedhje të xhandarmërisë serbe e kanë penguar banorët shqiptarë të cilët nuk do të lejojnë për asnjë çmim që të merret kjo pasuri e Kosovës. “Për këto shtylla elektrike që ndodhen tek vendi i quajtur “Quka” dhe “Miniera” kanë investuar banorët shqiptarë dhe asnjë cent nuk e ka dhënë Serbia. Gjithashtu këto shtylla janë në brendi të territorit të Kosovës dhe unë urgjentisht e kam lajmëruar edhe KFOR-in edhe Begzad Sinanin” ka sqaruar Lenjani. Lenjani tha se kjo pasuri e Kosovës do të mbrohet me çdo kusht pavarësisht se Serbia po e llogaritë si pronë të vetën. “Po ua shohim sherrin hartave të KFOR-it dhe mos reagimit të Qeverisë e Parlamenti të Kosovës. Ata deputet të mjerë po e marrin kotë pagën sepse askush nuk ka reaguar rreth tkurrjes së kufirit kosovarë” shprehet i revoltuar Lenjani. “Unë i bëjë apel strukturave komunale që ta thërrasin urgjentisht policinë e Kosovës dhe KFOR-in dhe ta pengojnë këtë plaçkitje të pronës kosovare ose ndryshe ne do te mbrojmë vetë” tha Lenjani.