LajmeMagazina

16 vjet nga masakra e 147 shqiptarëve në Izbicë

Janë bërë 16 vjet nga masakra e Izbicës. Sipas nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, sensibilizoi fuqishëm diplomacinë ndërkombëtare.
“Sot fshati Izbicë, fshatrat përreth, Komuna e Skënderajt dhe mbarë Kosova përkujtojnë 147 shqiptarët, të të gjitha moshave, burra dhe gra, civilë të paarmatosur, të cilët 16 vite më parë u pushkatuan dhe u masakruan më pastaj barbarisht nga forcat serbe”, ka shkruar Haliti, në profilin e tij në Facebook.
“Masakra e Izbicës vazhdon të mbetet e freskët në kujtesën e popullit shqiptar si një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe në Kosovë e cila, krahas Masakrës së Reçakut, sensibilizoi fuqishëm opinionin demokratik dhe vuri në lëvizje politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare për ta goditur sa më fuqishëm ushtarakisht regjimin kriminal të Milosheviqit dhe dhënë fund dhunës dhe terrorit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi i popullit tonë për viktimat e masakrës së Izbicës”, ka shtuar më tej ai.

(adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button