LajmeMagazina

Bujanoci me koncert humanitar për Ramil Aliun

Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc mbrëmjen e së premtes është mbajtur koncert humanitarë me këngëtarë nga trojet shqiptare.
Dj Protone, Tarabuka Band Dj Star, Xhim Presheva, Leotrim Kastrati, Nefail Ibrahimi, Shkëlqim Kosova, Arben Saqipi dhe Eroll Murati ishin këngëtarët të cilët morën pjesë në këtë aksion të radhës .
Mjetet të cilat u grumbulluan në këtë aktivitet i dedikohen shërimit të profesorit 28 vjeçar, Ramil Aliut nga Bujanoci.
Organizatorët e këtij koncerti i thanë portalit informative Titulli se gjithsejtë janë shitur 330 bileta, ndërsa çmimi për një biletë hyrëse në koncert ishte 100 dinarë.
Veç  koncertit humanitar, në Luginë të Preshevës dhe nga diaspora po vazhdon solidarizimi i qytetarëve me këtë rast.
Ramil Aliu i është nënshtruar operacionit në njërin vesh, harxhimet e të cilave i ka mbuluar familja.
Me shfaqjen e sëmundjes në veshin tjetër, trajtimi dhe ndërhyrja kirurgjikale e cila do të kushtonte 10 mijë euro dhe do të duhej të kryhej në Turqi, ka detyruar familjen që t’i drejtohet qytetarëve për ndihmë dhe solidarizim./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button