Gruaja ndez shporetin për të pjekur burek dhe nuk e dinte që bashkëshorti kishte fshehur brenda saj një shumë të konsiderueshme parash që këmbëhen në 40 mijë euro.
Të gjithë kursimet e jetës u dogjën pasi gruaja kineze e harroi ‘kasafortën’ e bashkëshortit të saj.
Zyrtarët kanë mundur që të shpëtojnë një të katërtën e kartëmonedhave dhe pjesa tjetër e tyre nuk ka më vlerë, transmeton gazeta shqip.
Burri dhe gruaja, siç raporton Daily Mail, kanë një ndërmarrje të vogël ndërtimi dhe me ato para duhet të paguanin punonjësit. Tani gruaja është tërësisht e shkatërruar.