LajmeMagazina

Edhe Bujanocin mund ta gjejë fati i Medvegjës

Kushtrim Kadriu, zëdhënës në Lëvizjen “Vatra” në Gjilan, thotë se numri i shqiptarëve në Kosovën Lindore ka nisur të pakësohet. Atje numri i tyre po bie në mënyrë drastike, ngase menjëherë pas luftës kishte banorë të fshatrave të Malësisë së Bujanocit dhe të Malësisë së Karadakut që emigruan në drejtim të Kosovës, më pas emigrimi vazhdoi edhe kur për Serbinë u hoq regjimi i vizave nga BE-ja dhe shumica e kësaj popullate që ka emigruar tashti janë stabilizuar si në Kosovë ashtu edhe në vendet e BE-së, gjë e cila ka bërë që të bjerë numri i banorëve shqiptarë në Kosovën Lindore. Me rënien e numrit të banorëve, në masë të madhe ka rënë edhe numri i votuesve shqiptarë, gjë që përbën rrezik të madh që të humbet pushteti në komunën e Bujanocit dhe mund të ndodhë ajo që më herët i kishte ndodhur komunës së Medvegjës, e cila tashti dominohet nga serbët.
Sipas Kadriut, në masë të madhe kësaj po i kontribuon edhe përçarja e skenës politike shqiptare në Kosovën Lindore, pastaj edhe lindja e shumë partive politike dhe kjo po bën që faktori politik të mos jetë i unifikuar dhe është tejet i përçarë. Kadriu thotë se regjimi serb, në Bujanoc dhe Medvegjë, po e shfrytëzon këtë përçarje dhe derisa 12 – 13 parti politike shqiptare veprojnë në terren, 5-6 të tjera aktivizohen gjatë zgjedhjeve dhe tashti po paralajmërohet edhe formimi i partive të reja politike shqiptare, andaj shtrohet pyetja se çka i duhen Kosovës Lindore aq shumë subjekte politike.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button