LajmeMagazina

Eklips total të premten, do të shikohet qartësisht në Ballkan

Të premten (20 mars) do të jetë një eklips total i Diellit, i cili pritet të shikohet lehtësisht edhe në rajonin tonë.
Do të ketë një eklips total të diellit, që do të nisë që në orët e para të mëngjesit. Në Luginë eklipsi pritet të shihet në orën 09:35.
Maksimumi i eklipsit do të arrijë në 10:42 dhe gjithçka do të kthehet në normalitet në orën 11:52.
Eklipsi do të zgjasë 2 orë e 17 minuta. Siç shihet edhe nga harta më poshtë, Hëna do të mbulojë plotësisht diellin në disa vende të veriut të Evropës.
Në rajonin tonë, pritet që të shikohet mbulimi mbi 90% i Diellit, në rast se nuk kemi vransira për të penguar këtë pamje spektakulare. Eklipsi i radhës në të tilla nivele parashikohet në vitin 2026 dhe errësira totale do të jetë në Islandë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button