MagazinaShëndetësi

Fara e zezë “Nigella Sativa” medikament rekomandues nga hoxhallarët por jo edhe nga mjekët

Kohëve të fundit edhe në vendin tonë popullata ka fillua të mjekohet edhe me ilaqe popullore, por që kanë një domethënie të madhe dhe veti shëruese, të paktën kështu thonë ata që rekomandojnë barëra të tilla.
Përpos antibiotikëve, terapiave të ndryshme të cilat janë këshilluar nga mjekët, popullata kanë filluar të përdorin e farën e zezë, vajin e saj dhe shurupin e prodhuar nga ajo. Fara e zëzë përmendet edhe në një Hdith në Kuran ku profeti Muhamedi a.s ka thënë “Përdorni rregullisht këtë farë të zezë, “Nigella Sativa” sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes” Këto fara të cilat kultivohen në Indi, Pakistan dhe Arabi mund të bliehn edhe tek ne, në Tënroc në Bujanoc dhe Preshevë. Popullata ka filluar të kujdeset pë shëndetin e tyre dhe po gjejnë zgjidhje tek vetitë shëruese që ka fara e zezë për të cilën foli edhe Imami i Xhamisë në lgajën e strugarëve Vesim Avdiu. Sipas imamit Avdiu ai edhe si imam i rekomandon qytetarët që të shërohen me farat e zeza të cilat po ashtu kanë ndikim edhe tek magjit thot imami Vesim. “Në vendin tonë un sho se është një numër i konsiderueshëm që përodin këtë bimë, mirëpo për fëmijët duhet bërë kujdesë pasi që ka shije djegëse dhe duhet përdorur në doza më të vogla, sespe rekomadohet për bronhit dhe astme por edhe për shumë sëmundje të tjera ku mjekët botëror kanë konstatuar se shërojn mbi 200 sëmundje, tha Avdiu. Imami Vesim Avdiu është i kënaqur që kjo bimë e bekuar gjendet edhe tek ne e që mund të i ndihmojn njerëzit në situata të vështira për atë edhe u rekomandon të gjithëve. Ndër sëmundjet më të njohura që pretendohet se shëron vetia e farës së zezë janë, dhimbjet e kokës, stresit, hipertensionit, diabetit, astmës, sëmundjet e stomakut, sëmudjet e zemrës, gurëve në veshk, lëkurës dhe shumë sëmundje të tjera. Nga ana tjetër mjekët e komunës sonë nuk kanë dashur të prononcohen lidhur me këtë medikament për arsyeje të ndryshme. Lidhur me këtë medikament nuk janë prononcuar as hoxhallarët tjerë, arsyejet nuk dihen. Vlenë të theksohet se, në komunën tonë por edhe më gjerë ky medikament nuk figuron në barnatoret private por as në atë shtetërore, të njetin nuk e shkruajnë në receta as mjekët gjatë kontrollimit të pacientëve.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button