LajmeMagazina

Gripi i derrit mbërrin në Vranjë!?

Në repartin e Infektimeve në Qendrën Shëndetësore në Vranjë katër persona janë hospitalizuar për shkak të dyshimit se janë të infektuar me “virusin e derrit”.
Shefi i departamentit dr. Milomir Parezanoviq thotë se pacientët e pranuar janë me shenja klinike të virusit A H1N1, mirëpo gjendja e tyre shëndetësore në këto momente është stabile.
Bëhet fjalë për qytetarë të Vranjës, dy meshkuj dhe dy femra, ndërsa në mesin e tyre, siç ka mësuar portalit Juzne Vesti, është i infektuar edhe një mjek. /Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button