LajmeMagazina

Ka filluar të shembet autostrada e kombit “Dr.Ibrahim Rugova” që kushtoi një miliardë euro!

Rrëshqitjet e mëdha të dheut në autostradën e kombit “Dr.Ibrahim Rugova” kanë mbyllur thuajse në tërësi qarkullimin e automjeteve në pjesën e autostradës nga Fushë Kosova në drejtim të fshatit Besi të Prishtinës, ku dhe përfundon ajo.
Disa punëtor të dielën janë parë aty duke u munduar që të largojnë një pjesë të dheut, por edhe për kundër punimeve, sasia e dheut në autostradë edhe më tutje vazhdon të jetë e madhe.
Rrëshqitje të mëdha të dheut po ashtu ka pasur edhe në afërsi të Malishevës, por edhe në afërsi të Suharekës ku edhe më tutje vetëm një korsi të autostradës vazhdon të jetë në qarkullim, ndërkaq ana tjetër është mbuluar në sasi të madhe të dheut.
Përndryshe kjo autostradë buxhetit të shteti i ka kushtuar rreth 1miliardë euro, deri sa punimet i ka kryer konsorciumi amerikano-turk “Bechtel&Enka” 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button