LajmeMagazina

Preshevari me bashkëpunëtor kapen me 53 emigrant ilegal

Policia e Nishit ka zbuluar 53 emigrant ilegal në tri vetura dhe ka arrestuar Z.M (19) nga Presheva dhe S.K (33) nga rrethi i Srbobranit për shkak të dyshimit se janë marrë me trafikim të njerëzve, ndërsa për vozitësin e tretë ende po kërkohet.
Në veturën “Renault Espace” i cili kishte thyer barierën për ndalesë dhe ka tentuar të arratiset janë gjetur 17 afgan dhe 1 sirian.
Vetura me targa të rrejshme të Leskocit është drejtuar nga Z.M, në kombin “Ford Tranzit” i drejtuar nga S.K janë zbuluar 16 sirian dhe një pakistanez, ndërsa në “Ford Tranzitin” e tretë, me targa të Beogradit, vozitësi i së cilës është arratisur janë gjetur 8 shtetas të afganistanit, tetë shtetas të Sirisë dhe dy shtetas të Indisë.
Të arrestuarve iu është caktuar mbajtje prej 48 orë dhe pastaj me akuzë për vepër penale do të dërgohen në gjyqin e Nishit.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_host = “pub-1556223355139109”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_host = “pub-1556223355139109”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button