Kompania sociale argëtuese “BuzzFeed.com”, e cila ka një audiencë prej më shumë se 200 milionë vetash në mbarë botën, ka edituar në ueb-faqen e saj zyrtare gjashtëmbëdhjetë foto nga Kosova, si dëshmi që shteti më i ri evropian nuk është ashtu siç e mendojnë shumë të huaj.
Edhe pse titulli “16 fotot që dëshmojnë se Kosova është vetëm një vend tjetër i shkatërruar nga lufta”, edhe pse legjendat në krye të secilës foto kanë si përshkrim “opinionin e gabuar për Kosovën”, fotot tregojnë se Kosova duhet parë pa paragjykime, se është e bukur dhe ia vlen të vizitohet.
BuzzFeed, shkruan se fotot dhe teksti nuk janë vërtetuar dhe as redaktuar, por janë edituar nga “rilindI”, i regjistruar si anëtar në këtë komunitet social. Por në këtë rast, fotot janë origjinale. Ndërsa përshkrimi i fotove është bërë sipas “paragjykimeve” të atyre që nuk e njohin Kosovën.
Prandaj, kur t’i lexoni ato, legjendat, mendojeni të kundërtën, nëse doni të dini të vërtetën për Kosovën.
1 Prishtina, kryeqyteti, është vetëm një grumbull ndërtesash të rrënuara
2. Toleranca fetare është aq e keqe sa që xhamitë dhe kishat ndajnë të njëjtin oborr
3. Pamja e fshatit është aq e keqe sa që mund t’ju zë gjumi duke vozitur
4. Ju do të kishit dëshirë të vizitonit Alpet Zvicerane, sepse nuk ka male në Kosovë
5. …dhe nuk ka vend ku mund të shkoni të skijoni
6. Adrenalinën lëreni në shtëpi, harrojini aventurat
7. Si mysafir do t’ju duhet të flini në shtëpi të fëlliqur
8. …dhe kur të zgjoheni do të shihni këtë pamje
9. Fëmijët tuaj do të luajnë gjithë ditën me telefona mobilë, pasi nuk kanë ku të luajnë
10. Do të vdisni nga uria, pasi përzgjedhja është shumë e kufizuar
11. Njerëzit këtu nuk e kanë idenë se çfarë janë kinematë
12. Kosovarët vetëm mund të ëndërrojnë që traditat e tyre kulturore të paraqiten në National Geographic
13. Në Kosovë nuk ka qytete të vjetra me vlerë për t’i vizituar
14. … ose ndonjë trashëgimi kulturore të mbrojtur nga UNESCO
15. …apo kulla guri të Shekullit të XVIII
16. Dhe të mos harroj, nuk ka jetë nate, sepse 60% e popullsisë është nën moshën 30 vjeçe.