LajmeMagazina

Kosovari, ministër i Jashtëm i Urdhrit të Maltës (Video)

Një 25-vjeçar nga Arllati është ministër i Jashtëm i një shteti pa territor, por me ulëse të vëzhguesit të përhershëm në Kombet e Bashkuara.
Fjala është për Urdhrin e Maltës (Urdhëri Sovran Ushtarak i Maltës – Sovrano Militare Ordine Ospedaliero di San Giovanni di Gerusalemme di Rodi e di Malta), që ka marrëdhënie diplomatike me 104 shtete. Urdhri ka dy ndërtesa eksterritoriale në Romë jashtë juridiksionit të Italisë, ndërsa është urdhër fetar bamirës me qendër në Romë, i njohur edhe si subjekt i të drejtës ndërkombëtare. Urdhri njihet që nga viti 1099.
Ish-këshilltari i Ferid Aganit, Kastriot Bujupi (i njohur si ‘Cezari”) tash është ministër i Punëve të Jashtme të këtij Urdhri.
Ai ka lindur në Arllat më 7 tetor 1989. Ka diplomuar në shkenca kriminale dhe politika ushtarake. Para se të bëhej këshilltar i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, kryetar i partisë islamike Partia e Drejtësisë (PD), ka qenë i angazhuar në Frontin Demokratik për Bashkim Kombëtar, si sekretar i përgjithshëm (2009). Më 2010 zgjidhet përfaqësues politik i Frontit për Bashkim kombëtar shqiptar.
Bujupi thotë se fal angazhimit të tij gjatë studimeve jashtë Kosovës, profesorëve dhe miqve, sot është aty ku është.
Pavarësisht se i shërben një shteti tjetër, ai thotë se vazhdon të angazhohet që t’i ndihmoj Kosovës, edhe pse kjo e fundit dhe Urdhri i Maltës nuk kanë marrëdhënie bilaterale.
Bujupi thotë se ky shtet është i interesuar të ndihmojë Kosovën në fushën e shëndetësisë dhe ambientit.
Këto premtime për investime në Kosovë, u dhanë edhe ditë me parë gjatë një vizite zyrtare, ku ministri Bujupi ishte i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë në takime me zyrtarë shtetëror kosovarë.
Ndryshe, Bujupi është ndoshta ministri i jashtëm më i ri i një shteti. Ai ka vetëm 25 vjet dhe nga prilli i këtij viti do ta marrë edhe një mandat katërvjeçar në këtë post.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button