Në seancën e djeshme të këshillit komunal të Bujanocit, temë e diskutimit ka qenë shfrytëzimi i kuzhinës popullore pranë kryqit të kuq në Bujanoc. Gjatë diskutimeve është thënë se në këtë kuzhin shujte në ditë marrin 1200 qytetarët të komunës sonë, ku për ndarjen e ushqimit egzistojn 4 punkte. Drejtori i qendrës për punë sociale Njiazi Ahmeti në seancën e djeshme tha se kjo qendër, kryqit të kuq ia dërgon vetëm listën e personave që marin ndihm sociale, kurse sekretari i Kryqit të kuq Bratisllav Llazareviq tha se, qendra për punë sociale na dërgo emrat e personave që duhet marrin ushqim në kuzhinën populore dhe ushqimi ndahet çdo ditë në mesditë.
Nga fjalët e të dyja palëve të pa përputhura u vu në dyshim funksionimi i kuzhinës popullore, ne për ta kuptuar më mirë sotë i bëmë vizitë fshatit Tërnoc, ku mësuam se sa familje marrin dhe çfar i ofron atyre nevojtarëve për tu ushqyer kuzhina popullore. Duke i parë se për shujtjen e ditës ishin dal ta merrnin fëmijët në vendosëm që pas kamerave të interesohemi se çfar ata marrin çdo dit. 4 shfrytëzuesit të cilët i takuam sot thanë se, pos 3 deri në 4 buk në ditë asgjë tjetër nuk na ofrojn, por ka edhe nga ata që kur iu është ofruar gjella e kanë refuzuar nga frika se mos ka në gjëllë mish derri. Ata thanë se për një vit sa marrin ushqim vetëm dy herë i kanë ofruar me nga 5 konzerva pashtetë. Për të marë bukën ata duhet të identifikohen me kuponat–bonat se për sa anëtar i takon ajo buk. Po sot na e vizituam punktin te lagjja e romëve mbrapa shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. Në atë vend çdo ditë ushqim marrin 520 familje nga gjysëm buke për person, dhe dy lloj gjellëra janë grosh dhe oriz. Prej këtyre 520 familjeve tre janë shqipëtare. Sipas burimeve jo zyrtare në fshatin Tërrnoc vetëm 50 buk në ditë shpërndahen. Këto burime thonë se ka edhe persona që i kanë kushtet materjale të mira por e shfrytëzojnë rastin për të marrë buk. Ne biseduam edhe me kryetarin e bashkësis lokale të fshatit Tërrnoc Agim Halitin, ku e pyetëm për numrin e shfrytëzuesve të kuzhinës popullore, ai tha se, 10 familje janë nga Tërrnoci që marin këtë shuajtje dhe 5 nga Mal Tërrnoci. Ai tha se, numri është edhe më i madh por vite më parë kur ja kanë dërguar shkresën Kryqit të kuq, kjo e fundit iu ka përgjigj se e kanë të limituar numri se sa duhet të japin për një vend shuajtje, e jo sa ka nevoj popullata. Duke i sqaruar se shfrytësuesit nuk marrin gjellra për arsyje të mishit të derrit, Haliti tha se, Përfaqsuesit e Kryqit të kuq asnjëher nuk na kanë dërgu shkres zyrtare se është ndërpre gjella dhe nuk dërgojm në Tërrnoc. Edhe përkundër ushqimit jo adekuat jo kualitativ, sekretari i Kryqit të kuq Bratisllav Llazareviq, bëri kërkes për ndihm finansiare me vlerë 800 mijë dinarë, këshilltarët e aprovuan kërkesën për vetëm një muaj që ti ndihmojn, por me një kusht që ky institucion në një afat prej shtatë ditësh ta bëjë listën e personave që marrin ushqim, me emer e mbiemër, numër personal, venbanimin, kush i ka propozuar personat për marrje të ushqimit dhe vendin ku shpërndahet ushqimi. Mbetet të shihet se çfar do të bëjnë përfaqsuesit e Kryqit të kuq në ditët në viji a do të jet i sakt numri që është dhënë për zhfrytëzuesit e kuzhinës popullore e që është jo edhe aq i vogël 1200 apo ka më pak shfrytëzues në vendin tonë.