LajmeMagazina

Letër e hapur për Gjeneral Çekun!

I nderuar Gjeneral Agim Çeku!

Po ju drejtohem juve personalisht, për të shpreh shqetsimin tim në lidhje me listat e veteranëve, invalidëve dhe deshmorëve te UÇK-së, te shpallura tash pas 15 viteve nga mbarimi i luftes çlirimtare!

Nuk jam pjese aktive dhe as pjesemarres ne vijat e frontit të Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves dhe kjo ishte arsyeja se pse nuk mbusha formular per aplikim. UÇK-ne e  ndihmova aq sa munda ne forma dhe menyra te ndryshme ne Zonen e Karadakut, por ndihmen nuk e konsiderova si diçka të arsyeshme që të bëhem veteran.
Jam pjesemarres i luftës së UÇPMB-se për gati 13 muaj, asaj ushtrie që ishte vazhdimesi e Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves dhe shumë nga djemtë që e bëren luftën atje ishin pjesë e UÇK-se.
Ne radhet e UÇPMB-se, pati shume djem e vajza që luftuan me të njejtin ideal dhe kundër të njejtit armik, pati shumë të plagosur që sot e asaj ditë mbeten invalid pa përkujdesje, por cka është ma e rëndësishmja se në radhët e UÇPMB-së nën emblemen e lavdishme te sajë kanë rënë 28 deshmorë! Nga këta 28 deshmorë 14 jane nga Kosova dhe 14 nga Presheva , Medvegja dhe Bujanoci. Statusi i tyre nuk njihet nga komisioni Qeveritar i Kosoves te cilin e udhëheqni ju z. Çeku!
Shtrohet pyetja a më e ndershme do të kishte qenë që këta 28 Deshmorë te UÇPMB-se ti futni në listat e shpallura, apo në ato lista të jenë emra veteranvsh e invalidësh që asnjeher se kane parë luften me sy. Keso sabotatorësh e matrapaz keni me bollëk në listat e shpallura.

Keni lejuar te futen në ato lista njerez që edhe kanë penguar luften, njerëz që në kohë lufte bënin agjitacion dhe propagandë shpifëse ndaj udheheqësve te UÇK-se, njerëz që vetëm pas lufte u gjenden në krahë te disa komandantëve dhe sot ata janë “Veteran”!

Unë personalisht nuk aplikova sepse besova në korrektësine dhe sinqeritetin e këtij Komisioni Qeveritar, besova ne JU i nderuar Gjeneral Çeku , besova ne ate qe deklaroheshit se veteran mund te jene vetem ata qe kane qene pjese aktive ne vijat e frontit, besova se veteran nuk mund te bëhen njerez si une qe kanë bartur ndonje KALLASHNIKOV apo kanë drejtuar nje traktor me armë e miell për UÇK-në ! Për mua kjo eshte asgje ne krahasim me atë qe kanë perjetuar luftetaret e vërtetë.

Me këta, ju po ja humbni vleren luftetarit, po ja thyeni krenarine invalidit dhe po ja nenqmoni varrin deshmorit!
Ju lutem Gjeneral Çeku, mos e njollosni historine me te ndritshme te Kosoves me njerez qe asnjeher nuk ishin pjese e UÇK-se. Emri UÇK, është emër i madh ateher e sot mbetet krenaria e brezave qe jetuan e do te jetojne pas nesh.

Rrespektoni edhe keto 28 familje te deshmoreve te UÇPMB-se dhe le ti gezojne ata beneficionet e shtetit te Kosoves. Largoni disa emra matrapazesh qe ne emer te afersise familjare e klanore kane arritur te jene pjese e ketyre listave. Me para mund të blehet gjithçka, por jo historia jonë e lare me gjak!

Para se ti zyrtarizoni keto lista, ftoni njëher Komandantet e Zonave dhe pyesni sa ushtar kane pasur! Pyetni njeher a kane moral njerezor qe kaq leht po shkelin mbi gjakun e atyre qe i kishin nen komanden e tyre. Mos ju lutem mos luani me ndjenjat e atyre nënave qe per netë të tëra nuk ben gjumin ne sy per fatin e bijve te tyre. Ato nëna sot ndjehen te lenduara kur te kuptojne se njejt si djemt e tyre jane edhe disa qe ishin armiq te kohes kur luftonin ata.
Për fund i nderuar Gjeneral Agim Çeku, une jam shumë krenar qe i kontribova vendit tim me aq sa munda dhe për asnje çast nuk jam i mërzitur se pse nuk marr benificion nga ligji për veteran. Deri sa pjesët e atdheut tim ende janë të pushtuara unë nuk jam veteran, por dot mbes luftetarë që do të përpiqem me mish e shpirt për lirinë e Atdheut.

Juve ju njoh si burr i ndershëm dhe shpresoj se ndershmerinë si Gjeneral, nuk do te lejoni ta nëpërkembin gllaberuësit e vlerave të vërteta Çlirimtare!

Jeni edhe pjesë e luftes ne Kroaci dhe ju e dini se si do te ndjehet nje kroat nese do ti mohohet sakrifica e tij per Atdhe, apo thene ndryshe si do te ndjehet nje kroat kur do te shoh krah tij nje dezertor e sabotator te luftes.

Me rrespekt Adhurim Krasniqi

Ish-Zëdhënës i Zonës Operative të Çarrit të UÇPMB-së

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button