LajmeMagazina

Lojrat e fatit, një shpresë e pa shpresë

Lojrat e fatit apo bixhozi në shumë vende të botës ka marr përmasa të mëdha dhe fitimet janë marramendëse, por shpesh përmendet si sëmundja e shekullit për nga varësia që kanë njerëzit me këto lojëra. Pavarësisht nga kriza, loja e fatit ka përfshirë popullatën në tërë botën por edhe në komunën tonë në mënyrë të çuditshme, sidomos bastoret sportive kanë filluar të ndikojnë shumë edhe tek të rinjtë por edhe tek të gjitha grupmoshat tjera të komunës tonë.
Të rinjtë dhe grupmoshat e tjera presin me orë të tëra pranë televizorit apo internetit ti shikojnë rezultatet e lojërave sportive pasi që me 20 dinarë ata mund të luajnë e mund të fitojnë një shumë të caktuar. Papunësia dhe varfëria, por edhe mania për të fituar shpejtë dhe pa u lodhur, është arsyeja pse luajnë lojëra të fatit, edhe pse në të shumtën e rasteve ndahen me humbje të parave. Vlen të theksohet se në lidhje me këtë pyetje është e pamundur të merret ndonjë deklaratë nga ata që luajnë bastore por edhe të filomohet brenda bastoreve edhe pse shquhen të legalizuara. Të anketuarit tanë vazhdojnë të konsiderojnë si një shans bastin për të u relaksuar duke përcjellur lojrat e futbollit ndërsa për të fituar luajnë shumë pak edhe pse kanë fituar nganjëher.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button