Grupi i maturantëve i shkollës së mesme në Preshevë ka krijuar projektin me të cilin do të fillojë puna në kineman e Preshevës, e cila nuk punonë që disa vite. Ata kanë deklaruar se me këtë projekt dëshirojnë jo vetëm t`a ngjallin kinemanë në Preshevë, por edhe jetën kulturore në këtë komunë.
„Përmes ndihmës së Shtëpisë së Kulturës, çdo të premte, me fillim në ora 19.30, në kinema do të emitohet nga një film”, ka thënë Milot Aliu, njëri ndër organizatorët e këtij projekti.
„Edhepse si maturant kemi shumë obligime tona, jemi përfshirë në aktivitetet e projektit të ringjalljes së jetës kulturore në Preshevë, në mënyrë që të rinjët në këtë komunë të munden sëpaku një herë në javë të shkojnë në kinema“, thotë Milot Aliu.
Ky grup i maturantëve ka menduar këtë projekt edhe në atë mënyrë që t’a bëjnë të aspektit humanitar, duke vendosur që me paratë e mbledhura nga biletat e kinemasë t’i ndihmojnë familjet të cilat kanë nevojë.
„Përveç Shtëpisë së Kulturës, projektin tonë e përkrah edhe gjimnazi „Skenderbeu“, si dhe agjensionet e autobusave „Veli Trans“, „Jedinstvo“ dhe „Mimoza“, të cilët do t’a shtojnë një linjë pas përfundimit të projeksionit të filmave, ashtu që t’ia mundësojnë transportin shikuesve deri në fshatrat e tyre.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_host = “pub-1556223355139109”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_host = “pub-1556223355139109”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;