LajmeMagazina

Në mënyrë të organizuar studentët e Luginës pajisen me viza të Maqedonisë

Studentët shqiptarë nga komunat Bujanoc dhe Preshevë në mënyrë të organizuar të martën kanë qëndruar në Beograd ku janë pajisur me viza të cilat i mundësojnë qëndrimin dhe lëvizjen e lirë në Maqedoni ku edhe studiojnë.
Zyra për të Rinj nga Presheva dhe Bujanoci në bashkëpunim me Unionin Studentor të Luginës së Preshevës në Maqedoni organizuan udhëtimin e studentëve drejt Beogradit ku edhe u pajisën me vizat e nevojshme.
Sipas njoftimit të Zyrës për të Rinj në Preshevë, për të zbutur shpenzimet e studentëve këto dy organizata nga Bujanoci dhe Presheva kanë marrë përsipër organizimi e udhëtimit.
Studentët e Luginës të cilët kishin dorëzuar para disa muajve kërkesat për pajisje me lejeqëndrim në ambasadën e Maqedonisë, në të njëjtën edhe janë pajisur me këtë dokument të nevojshëm.
Më pas të rinjtë nga Lugina kanë vizituar edhe ambasadën e Shqipërisë në Beograd me ç’rast janë takuar me ambasadorin Ilir Boçka.
“Pritja ishte e ngrohtë dhe vëllazërore për çka shfrytëzojmë rastin edhe t’i falënderojmë. Të rinjtë prezent zhvilluan një bashkëbisedim te frytshëm me ambasadorin Boçka, i cili fillimisht prezantoi punën dhe angazhimin që nga emërimi i tij dhe natyrisht u njoftua me brengat dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë nga Lugina e Preshevës”, thuhet në njoftim e shpërndarë në rrjetin social Facebook nga Zyra për të Rinj në Preshevë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button