LajmeMagazina

Në Tërnoc s’harrohen ceremonitë e dasmave tradicionale shqiptare

Në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit në një dasëm janë praktuar traditat e dasmave të mërhershme të kësaj ane.
Hapja e konakut për pritjen e burrave të fisit dhe të fshatit në çaj, dikur ishte fillmi i një dasme të këtij fshati. Kështu sot filloi një dasëm në familjen Saqipi nga Tërnoci i Bujanocit  në shenjë përkujtimi sadopak të dasmave të kohërave të mëhershme. Ridvan Saqipi për nderë të martesës së djalit të tij hapi konakun në restorantin e Xhamisë së re në Tërnoc për ti shërbyer(sajdisur) burrat e lagjes me pirjen e çajit. Ishte kjo një ditë ndryshe nga ato të zakonshmet të ditëve të sodit ngase po praktikohej një traditë e kahershme e këtij rrethi e cila tashmë ka perënduar. Fytyrat e më të vjetërve dukeshin të qeshura ngase po çmalleshin me adetin e konakut me të cilin ishin rritur.
“Kjo është dasëm qysh duhet, kështu përpara i kemi bo dasmat, kemi prit njerëz në konak ka tre dit e bile edhe ka ni jav , është dit dasma dasëm e sot i lam këto adete ” tha njëri nga të moshuarit .
Dasmat tradicionale zgjatnin tri ditë e net dhe organizoheshin për të marrë nusen ditën e hënë ose të enjte. Derisa sot nuk veprohet kështu. Të gjithë ditët e javës janë dhe ditë dasmash.
Stinët më të parapëlqyera të traditës për martesë ishin vjeshta dhe pranvera, një
traditë tashmë e tejkaluar–dasmat bëhen gjatë gjithë vitit. Dasma tradicionale organizohej në shtëpinë e dhëndrit, dhe kënaxheçi në shtëpinë e vajzës.
Dersia sot dasmat organizohen në lokale publike, ku marrin pjesë burra e gra. Fatkeqësisht, ka raste të shpeshta, që përbëjnë një gabim gjykuar në aspektin islam, që të marrin pjesë bashkërisht burra e gra, ndonëse, sipas traditës, organizoheshin në hapësira të ndara.
Tash nga kërkesa të shumta për lokale dhe muzikantë, caktimi i datës së dasmës detyrohet nga këto dy mundësi: sipas orarit që caktojnë muzikantët dhe pronari i lokalit.
Karakteristikat e dasmës tradicionale

Dasma shqiptare e traditës ka fazat e saja të organizimit:

a) faza përgatitore;
b) fillimi i dasmës;
c)nata e dasmës;
ç) dita e dasmës dhe
d) përfundimi i dasmës.

a) Në fazën përgatitore hyjnë të gjitha punët derisa të fillojë dasma, do thotë deri ditën e premte (kur nusja merrej të hënën), ose të enjten (kur nusja merrej ditën e diel). Në këto punë hyjnë të gjitha konsultimet – bërja dert – me pjesëtarë të familjes, vëllazërisë apo fshatit për: mënyrën e organizimit të dasmës; vendin ku do të priten miqtë – dasmorët (ngase ata nuk priten në shtëpinë e të zotit të dasmës; madhësinë e saj; ftuarjen e dasmorëve; ditën e dasmës; sigurimin e druve për dasmë; rregullimin e odës së krushqve; pritjen e miqve dhe sidomos të atyre më të largtëve; bajraktarin e dasmës; pritësit; hyzmeqarët; kafexhiun; akçinë; odabashin; shërbyesit e tjerë dhe mbajtësit e rendit; muzikantët, etj..
b) Fillimi i dasmës konsiderohet dita e kulaçit dhe fillimi i tëhollimit të petëve – gatimi, që shoqërohet me kërcime para defit të një djali, sa për t’ia filluar, i cili sit pak miell nga mielli i tëhollimit të petëve. Këtu pra kemi një lloj besëtytnie: djali e sit miellin në mënyrë që edhe nusja, sipas besimit të tyre, të lindë djem, pra këtu duhet të kemi kujdes se edhe ky është një rit me bazë pagane si shumë të tjera që, me dije apo pa të, zbatoheshin në masë të madhe në traditën shqiptare, por dita ditës po bëhen më të zbehta. Dasmën e vazhdojnë këtë ditë para dreke me të kërcyer hallat e bijat, duke kënduar këngë dasme, për djalin që martojnë.
c) Natën e dasmës fillon ardhja e dasmorëve, miqve – të ftuarve në dasmë dhe ata vendosen: burrat në odë e granimi në vendin e caktuar në shtëpi të dhëndrit. Në orë më të vona të kësaj dite nipat fillojnë të zënë pula, kudo që i hasin nëpër lagj,e dhe i therin e ua japin vajzave dasmore për t’ua fërguar. Edhe ky një gabim, ngase bëhet fjalë për vjedhjen e tyre’. Ndërkaq, vajzat bëjnë gati kulaçin e nuses në prani të një djali, të cilit ia vënë tre plisa në kokë, si simbol i shtimit të meshkujve nga martesa që po bëhet në atë shtëpi.
ç) Dita e dasmës është dita kur merret nusja.

d) Përfundimi i dasmës ishte dita e martë (kur nusja merrej të hënën) ose dita e hënë (kur nusja merrej të dielën), dita kur shpërndahen dasmorët , pasi të kenë ngrënë drekë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button