LajmeMagazina

Preshevë: FQH ndau 704 mijë dinarë për nënat kryefamiljare dhe fëmijëve jetim

Me qëllim të inkurajimit dhe në shenjë vlerësimi për nënat kryefamiljare dhe fëmijët jetim , fondi për qëllime humanitare ka ndarë 704 mijë dinarë për 120 raste të kësaj kategori. Sekretarja e fondit Albina Bajrami ka thënë se fondi do të jetë në çdo moment përkrahë nënave kryefamiljare , fëmijëve jetim por dhe gjithë familjeve në nevojë .
Fondi për qëllime humanitare pranë komunës së Preshevës , ka ndarë mjete materiale për nënat kryefamiljare dhe fëmijët jetim. Për këtë projekt janë ndarë 704 mijë dinarë . Albina Bajrami sekretare e fondit për qëllime humanitare ka thënë se këto mjete materiale janë një shumë modeste por që kanë për qëllimin inkurajimin e nënave të kësaj kategorie . Ajo thotë se fondi do të jetë në çdo moment përkrahë nënave kryefamiljare , fëmijëve jetim por dhe gjithë familjeve në nevojë .Megjithatë aktiviteti i fondit do të zgjerohet , ku parashihen edhe projekte të tjera për këto familje.
Në këtë konkurs ishin paraqitur 91 nëna kryefamiljare , ndërsa mjetet janë ndarë në bazë të anëtarëve të familjes. Megjithatë sekretarja e fondit thotë se pas konkursit janë paraqitur edhe rast të tjera ,ku këto kërkesa janë miratuar dhe numri do të arrijë në afro 120 .Fondi për qëllime humanitare këtë vit ka realizuar një sërë aksionesh duke i ndalë në ndihmë shumë familjeve në nevojë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button