Është konfirmuar rasti i parë për këtë vit në Preshevë me virusin A/H1N1 i njohur si gripi i derrave.
I infektuari S. Iseni (1969) nga Presheva tashmë gjendet në repartin e pulmonologjisë në Beograd, në gjendje të rëndë shëndetsore tek i cili analizat tashëm kanë rezultuar pozitive.
Këtë e ka konfirmuar për portalin presheva.com dr. Sabit Sahiti, specialist i pulmonologjisë, i cili ka thënë se pacienti i infektuar S.I gjendet i hospitalizuar në spitalin e Beogradit, në gjendje të rëndë.
Mjeku Sabit Sahiti ka thënë që pacientat duhet ti kushtojnë rëndësi simptomave të para të gripit, të cilat janë të njëjta me simptomat e gripit të zakonshëm, dhe përfshijnë ethe e temperaturë, kollitje, dhimbje fyti, rrjedhje të hundëve, plogështi, kokëdhimbje. Vitin e kaluar nuk është shenuar asnjë rast, ndërsa rasti fundit është shenuar para tre viteve.