Dhjetëra demonstrues janë lënduar dhe 350 njerëz janë arrestuar pasi u përleshën me policinë në qytetin gjerman Frankfurt.
Makina të policisë janë djegur pas një proteste kundër hapjes së një baze të re për Bankën Qendrore Evropiane. Dhuna shpërtheu afër operës Alte, disa orë para hapjes zyrtare të ndërtimit.
Mijëra aktivist të “Blockupy” morën pjesë në një tubim. Protestuesit ishin nga e gjithë Gjermania dhe nga pjesa tjetër e Evropë për të shprehur zemërimin e tyre për rolin e BQE.