Gjenerali Rrahman Rama ka marrë komandën e Forcave të Sigurisë së Kosovës nga ish komandanti Kadri Kastrati në ceremoninë e dorëzim – pranimit të organizuar në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Para se ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati t’ia dorëzonte komandën pasardhësit të tij, Rrahman Rama, udhëheqësit e institucioneve më të larta të Kosovës në fjalimet e tyre potencuan se Forcat e Armatosura të Kosovës (FSK) i ka përmbushur kriteret dhe sot paraqet një forcë serioze që do të transformohet tutje.
Presidentja Atifete Jahjaga tha se FSK është e gatshme të kontribuojë në misione paqeruajtëse në botë, kurse kryeministri Isa Mustafa potencoi se FSK do të tranformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, përfaqësues të NATO-s, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracy Ann Jacobson, ambasadorë dhe atashe ushtarak të akredituar në Kosovë.