LajmeMagazina

Së shpejti policë austriak në kufirin e Preshevës për parandalimin e emigrantëve ilegal

Drejtori i policisë Milorad Veljoviq ka paralajmëruar sot, pas takimit me kolegën e tij maqedon Mitko Çavkov, që policisë serbe që patrullojnë në kufi me Maqedoninë, së shpejti do ti bashkangjiten policë nga Austria me qëllim që të parandalojnë kalimin ilegal të migrantëve.
Sipas Veljoviq, polica serbe në kufi me Maqedoninë çdi ditë ndalin mesatarisht rreth 150 migrant ilegal, ndërsa policia maqedonase në kufi me Greqinë çdo ditë ndalon reth 200 migrant ilegal.
Drejtori i policisë ka thënë se obligimi më i vështirë i policisë është “mbulimi i zonës kufiatre drejt Hungarisë”, ku dhe për këtë arsye është rritur bashkëpunimi me policinë hungareze me të cilën organizojnë patrullime të përbashkëta.
“Në këto hapsira për ndihmë policisë serbe i kanë arritur edhe 20 polic gjerman. Presin kolegët nga Austria që do të vendosen në kufi me Maqedoninë” ka thënë Veljoviq.
Ai ka thënë se kohën e fundit pas rritjes së kontrollit në kufi me Maqedoninë, migrantët ilegal po vijnë më shumë nga Bullgaria në Serbi, çka deri tani nuk ka qenë e zakonshme. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button