Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës Skender Destani ka deklaruar se Televizioni regjional i Luginës së Preshevës që do të emetojë program në gjuhën shqipe dhe ajo do të jetë në Preshevë.
KNSH ditën e mërkurë me propozim të të gjithë anëtarëve të Këshillit u aprovua unanimisht vendimi për themelimin e Radio televizionit shqiptartë Luginës i cili do ta ket selinë në Preshevë.
Destani ka thënë se partia e tij ka përkrahë vendimin e KNSH-së, pasi me 1 qershor duhet të privatizohen mediet lokale në Preshevë dhe Bujanoc që emetojnë program në gjuhën shqipe,
Kryetari i BDL-së ka thënë se për këtë arsye që të mundësohet informimi në gjuhën shqipe, KNSH ka marrë vendim që të formohet radio televizioni regjional në gjuhën shqipe.
Disa medie serbe, tashmë kanë filluar “propagandën” e tyre, duke shkruar se në Serbi po fillon një televizion shqipe, duke thënë se tashmë do të dëgjohen përsëri “Lajmet” dhe “Ditari”.
Në Preshevë dhe Bujanoc funksionojnë katër medie, dy private dhe dy publike.