LajmeMagazina

Shqipja, gjuhë zyrtare në spitalin publik në Nju Jork

Emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë respekt dhe të drejta.
Në spitalet amerikane, përveç faktit që pacientëve shqiptarë iu sigurohet përkthyesi (në rast se nuk e flasin anglishten), spitali publik “Jacobi Medical Center” në Bronks të Nju Jorkut, siç shkruan Illyria, përdor gjuhën shqipe edhe në mbishkrimet e orientimit në spital.
Ja se çfarë shkruan profesor Gjokë Gojçaj, i cili ka publikuar këto fotografi nga mbishkrimet e këtij spitali: “Një shembull demokracie dhe qytetërimi amerikan… Gjuha shqipe, gjuhë e tretë zyrtare në këtë spital”.
Siç mund të vihet re edhe nga këto foto, udhëzimet e këtij spitali janë në gjuhën angleze, spanjolle dhe shqipe.
Gjithashtu, udhëzimet përmbajnë edhe alfabetin Braille (për personat që kanë humbur shikimin).

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button