LajmeMagazina

Si të votoni në Zvicër?

Të premten më 13 mars mbahet një mbrëmje informative për banorët e Winterthurit me rrethinë, të cilët posedojnë shtetësi zvicerane për mënyrën se si votohet në Zvicër
Mënyra e votimit dhe funksionimit të sistemit zgjedhor do të prezantohet nga Blerim Bunjaku, i cili kandidon për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, në zgjedhjet që mbahen në prill dhe për Parlamentin Nacional, i cili zgjidhet në tetor të këtij viti.
Blerim Bunjaku është një ekspert i IT-së, afarist i suksesshëm dhe politikan i ri shqiptaro-zviceran që jeton në Winterthur të Zvicrës. Ai është bërë më shumë i njohur me kandidimin për një vend në Asamblenë e Winterthurit, me partinë që mbron vlerat e krishtera, EVP, vitin që shkoi. Fakti se Blerimi, edhe pse mysliman, po kandidonte për një parti evangjeliste, kishte shkaktuar disa reagime në mediet zvicerane. Ai nuk kishte arritur të zgjidhej në postin e këshilltarit komunal, por ishte zgjedhur përgjegjës për shkollat fillore të një zone të qytetit të tij, Winterthur.
Mbrëmja organizohet të martën më 13.03.2015 nga ora 19:00, në shkollën Mattenbach,  Talgutstrasse 71, 8400 Winterthur.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button