LajmeMagazina

​Sigurohen 22.946.68 euro për fëmijët me kancer

Kampanja “Dhuro 2 cent me Relax”, e cila është organizuar nga fondacioni humanitar “Golden Eagle” me qëllim të mbledhjes së fondeve për t’i ndihmuar fëmijët e sëmurë me kancer, ka mbledhur gjithsej 22.946.68 euro.
Kampanja vazhdon deri më 31 mars të këtij viti.

Ky është njoftimi i plotë i fondacionit:

“Informatë zyrtare.

Nga data e fillimit të kampanjës 01.02.2015 deri me datën 12.03.2015 në Fondacionin Humanitar “Golden Eagle” janë mbledhur 22,946.68 euro. I falenderojmë të gjithë ata persona të cilët e dhanë kontributin e tyre rreth kësaj kampanje. Ju përkujtojmë përsëri se të gjitha mjetet e mbledhura nga kjo kampanjë do të dedikohen për fëmijët e sëmurë nga kanceri.
Kampanja do të zgjas deri më 31.03.2015”

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button