LajmeMagazina

Veterani amerikan deshi t’i bashkohej IS-it

Një veteran i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkauara është akuzuar se ka bërë përpjekje për t’iu siguruar material militantëve të Shtetit Islamik (IS).
Tairod Nathan Webster Pugh, 47 vjeç, nga Nju Xhërsi, dyshohet se ka bërë përpjekje të udhëtojë për në Siri për t’iu bashkuar grupit militant.
Prokurorët kanë thënë se ai ka jetuar dhe punuar në Lindjen e Mesme për më shumë se një vit, para se të arrestohej.
Akuzat janë bërë publike të martën nga prokurorja e SHBA-së për Qarkun Lindor të Nju Jorkut, Loretta Lynch.
Pugh është shtetas amerikan, i cili ka shërbyer si specialist i avionëve në Forcën Ajrore të SHBA-së.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button