
Agron (Naip) Ismaili nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit, ka ndërruar jetë në moshën 23 vjeçare.
Dyshohet se i riu ka ndërruar jetë nga një sulm kardiak në zemër. Siç ka mësuar Titulli.com, 23 vjeçari nuk ka dhënë shenja jete në mëngjesin e së premtes.
Në momentin kur anëtarët e familjes kanë shkuar ta zgjojnë nga gjumi, Agroni ishte pa shenja jete.
I ndjeri gjendej me pushime tek xhaxhai i tij në Cyrih të Zvicrës. /Titulli.com/