Angelina Jolie ka thënë se komuniteti ndërkombëtar e ka obligim moral ndihmën që duhet t’u japë miliona refugjatëve që janë prekur nga lufta në Siri dhe në vende të tjera anë e mbanë botës.
Aktorja, që po i adresohej Këshillit të Sigurisë së OKB’së, në rolin e një zëdhënësie speciale për refugjatët, shtoi se ajo ishte sëmurur duke parë mijëra emigrant të mbyten në ‘pragun e derës’ së Europës.
“Ne nuk mund të hedhim vështrimin nga Siria, dhe tek e keqja që ka lindur nga mungesa e vendosmërisë dhe të mendojmë se kjo është pika më e ulët në pafatësinë e botës për të mbrojtur të pafajshmit”.
“Është stresuese të shohësh mijëra refugjatë të mbyten në pragun e derës së kontinentit më të pasur në botë,” tha Jolie.
“Askush nuk e rrezikon jetën e fëmijës së vet në këtë mënyrë përveç se kur ndodhen në dëshpërim të madh. Nëse nuk i japim fund konfliktit, atëherë e kemi detyrë morale të ndihmojmë refugjatët dhe t’i ofrojmë atyre siguri” u shpreh ajo.
Në përgjigje të Angeline Jolie, ambasadori Sirian në mbledhjen e OKB-së tha me ironi : “Ajo është e bukur”.