LajmeMagazina

Arbnora dhe Branka shpërblehen me çmimin motër e dalluar medicinale në rrethin e Pçinjës

Shoqata e punëtorëve shëndetësor të rrethit të Pçinjës, ka ndarë mirënjohje dhe medalje të argjend për motrat medicinale të dalluara. Të hënë shoqata në fjalë ka ndarë 10 medalje për punëtorët më të mirë medicinal të rrethit të Pçinjës e dy prej këtyre medaljeve kanë arritur në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
Me medalje të agjendë dhe mirënjohje janë shpërblyer motrat medicinale, Arbnora Faiku nga praksa e përgjithshme dhe Branka Mihajlloviç nga mjekësia e punës, në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc. Të jesh motër medicinale është kënaqësi, por është punë që ka shumë përgjegjësi. Unë për 23 vjite radhazi jamë mundura që të punoj dhe të sillem mirë me pacientët dhe shpresoj që edhe ata të janë të kënaqur me punën dhe sjelljen time, ka thënë Faiku. Për shpërblimin si motrat më të dalluara, Branka Mihajloviç, tha se, është kënaqësi që këtë vit unë dhe kolegia Arbnora kemi marrë këtë shpërblim, mirënjohja dhe shpërblimi na është ndarë për punën e palodhshme që e bëjmë gjatë tërë këtyre viteve. Të dy motrat medicinale Arbnora dhe Branka, shpresojnë se pas marrjes së shpërblimit do të kyejm punën edhe tutje me një përkushtim të madh. Ky është viti i katërt që shoqata e punëtorëve shëndetësorë të rrethit të Pçinjës ndanë shpërblime të tilla, dhe kjo është hera e dytë që motrat medicinale shqipëtare të shpërblehen me medalje të tilla.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button