LajmeMagazina

Bosi shqiptar kapet me 200 mijë euro, 20 kg kokainë dhe tri pistoleta

Rreth 20 kilogramë kokainë dhe 200 mijë euro para cash u sekuestruan nga policia italiane, në një operacion kundër trafikut të drogës.
Operacioni përfundoi me arrestimin e një shqiptari që akuzohet për trafik droge.
Indrit Taipi është shtetasi shqiptar që dyshohet se vepronte në territorin e Lecco-s dhe kishte lidhje më të gjera, për trafikimin e drogës në të gjithë vendin.
Operacioni nisi në brendësi të Lecco-s, u zhvillua në  Brianza dhe Milano, dhe u konkludua në provincën e Brescia-s ku trafikanti i rrezikshëm u kap dhe u vu në pranga.
Shuma prej 200 mijë eurosh, e cila u gjet e fshehur në automjetin e tij, është rezultati i pagesës së një dërgese të mëparshme me kokainë, e cila u sekuestrua nga efektivët italianë.
Pas sekuestrimit të parave, veprimi pasues ishte kontrolli i shtëpisë së Taipit, në një garazh në qytetin në Brescia, ku u gjet 20 kg kokainë e pastër, tre armë, një nga të cilat është e pajisur me silenciator, si dhe një set i plotë municionesh.
Kokaina ishte e paketuar në disa qese plastike dhe mbante “logon” e kartelit të Amerikës së Jugut, përgjegjëse për prodhimin. Falë kësaj u arrit të identifikohej trafikanti shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button