Duket se asnjë ndeshje e rëndësishme në Ligën e Kampionëve nuk është pa tifozë shqiptarë.
Pas flamurit kuqezi të shpalosur mbrëmë në çerekfinalen Bayern – Porto, flamuri shqiptar u pa edhe në Santiago Bernabeu në ballafaqimin e dy skuadrave madrilene, Realit dhe Atleticos.
Flamuri u pa më së miri rreth minutës së njëzetë në transmetimin direkt të ndeshjes. Flamuri kuqezi shihet edhe në disa fotografi të mediave botërore që e përcjellin takimin.
Rezultati momental është 0 me 0.