LajmeMagazina

Besim dhe Afrim Halimi nga Corrotica, Flokëtarët të suksesshëm në Zvicër

Profesioni i parukierit mund të thuhet se është një ndër profesionet me të vjetra. Ky profesion dita e ditës veç po vazhdon zhvillimin e tij në mënyra dhe forma të ndryshme.
E kosovarët kanë qenë gjithmonë të suksesshëm në këtë profesion. Si profitabil, ai ka bërë që edhe ata në Kosovë e edhe ata jashtë saj të mund të nxjerrin bukën e gojës nga flokëtaria.
Këtë profesion me shumë dashuri dhe përkushtim e punon edhe Besim Halimi, i cili jeton dhe punon në Zvicër por është i lindur në Preshevë. Ai gjithashtu ka sallonin e tij së bashku me vëllaun dhe deri më tani ata janë fituesë të gjashte çmimeve të oskarëve për flokë. Në një intervistë për KultPlus, Besim Halimi tregon në detaje rreth çmimeve të fituara dhe pasionit të tij për këtë profesion.
“Kam filluar profesionin si frizer që nga viti 1996-të por në vitin 2000 kam kryer shkollën e lartë në Gjermani në Sistemin Pivot Point dhe sistemin e prerjes së flokëve. Që nga viti 2000 deri në 2006 kam udhëhequr edhe seminare të ndryshme në sistemin Pivot Point për firmën “Wella”. Çmimin e parë që e kam marrë në Gjermani ka qenë në “Trend Vision Award” në vitin 2006 në Dobi Hair dhe Pivot Point ku jam shpërblyer me vendin e dytë” tregon Halimi.
Halimi ka fituar çmimin e parë edhe në vitin 2012-të, ndërsa sivjet vëllau i tij Afrim Halimi ka fituar çmimin për kategorinë e ngjyrave më të mira të mishëruara në flokë. Ai bashkë me vëllaun në sallonin e tyre kanë ekipin prej pesë personash të cilët përkujdesen që kushdo që hy brenda, të dalë jashtë komplet në transformim.
Besimi e posedon sallonin tash e tetë vite në Thun Kantin të Bernit. Ai thotë se e dëshiron me zemër punën që e bën dhe se për të nuk ka profesion tjetër. Dhjetë vitet e fundit ai i ka kaluar duke punuar për Pivot Point dhe Schëarzkopf.
“Dua të ceki se të gjitha këto çmime janë OSCAR të floktarëve që fliten anë e mbanë botës”, tha ndër të tjera ai.
“E dua vendin tim dhe sigurisht do të kishim interes që edhe atje të hapnim ndonjë sallon në një të ardhme të afërt, gjithashtu premtoj edhe disa seminare që do ti organizoj për të rinjtë. Shpresoj shumë që do të gjej mbështetje dhe përkrahje”, përfundoi Halimi. 


(adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button