Një banor i fshatit Malinë të Karadakut të Shkupit përmes një deklarate ka shpjeguar situatën në këtë rajon.
Vebi Saliu ka rrëfyer se si forca të mëdha policore kanë pushtuar fshatin dhe kanë legjitimuar banorët, duke bllokuar lëvizjen e tyre.
Ai ka pyetur se ku janë liderët politik shqiptarë që kërkojnë votat dhe më pas shesin gjithçka.
“Deri kur ne të jemi pazarllëku i tyre”, theksoi Vebi Saliu nga Malina.