Gold AG është i njohur për pjesëmarrjet e tij në koncertet e organizuara me qëllime humanitare dhe për afërsinë që e ka me fansat e tij.
Ai këtë e ka dëshmuar gjatë një koncerti duke iu afruar një fansi me aftësi të kufizuara që kishte shkuar ta ndiqte reperin.
“Një përshëndetje nga afër me një fans me aftësi të kufizuara. Allahu e forcoftë”, ka shkruar Ariani krahas fotografisë së publikuar në rrjetet sociale.
Sa i përket anës muzikore, Gold Ag është duke shijuar shkesin e këngës kushtuar heroit të kombit Agim Ramadani, “Armikut s’i përulet”, që e ka realizuar në bashkëpunim me Ismet Bexhetin.