Njeriu i parë i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka rrogën më të madhe ndër kryetarët e komunave – ai paguhet 138.000 dinarë në muaj, çka është më shumë se kryetari dhe kryeministri i Republikës së Serbisë.
Kryetari Mustafa nuk është i vetmi që paguhet më së shumti në Serbi nga funksionerët e lartë shtetërorë – ministra dhe presidenti i parlamentit. Sipas të dhënave të Agjencionit për luftën kundër korrupsionit, në këtë listë është edhe kryetari i Novi Sadit Millosh Vuçeviq, ai i Kragujevcit Radomir Nikoliq, Vranjës Zoran Antiq, Beogradit Sinisha Mali.
Kryetari i komunës së Preshevës për “Novostin” ka thënë se nuk e ka ai rrogën më të madhe dhe se “shërbimet e tij i kanë dërguar Agjencionit shifra të gabuara”.
“Kanë dhënë shifrat bruto e jo neto. Nuk e di sa e kam sakt rrogën, pasi çdo muaj më ndalin të holla për kredi, llogaritë e telefonit. Kam punë më të mençura se sa të merrem me Agjencionin. Sido që të jetë, pajtohem me atë që barazohen rrogat, pasi të gjithë kryetarët e komunave duhet të kenë rrogat e njejta kudo që të jenë ata” ka sqaruar Mustafa.
Edhe kryetari i komunës së Novi Sadit i cili ka rrogën më të madhe – 150.000 dinarë ka përkrahë këtë ide.
(adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});