MagazinaSport

Liga komunale në futboll fillon nga 11 prilli

Organizata për kulturë fizike në Preshevë lajmëron ( njofton) të gjithë dashamirët e lojës së futbollit sezoni pranveror 2015/2016 Liga Komunale në futboll të vogël ku mbahet në stadiumin e qytetit në Preshevë do të filloi më 11.04.2015. Lusim ekipet të cilat garojnë në këtë ligë te bëjnë parapregatitjen e listës së lojëtarëve për fillimin e sezonit pranveror të Ligës Komunale në futboll. Dorëzimi i listave të lojtarëve bëhet deri më 08.04.2015, ora 15.00.
Kerkojme qe te gjithe pjesemarresit e kësaj Lige t’i permbahen rregullave te futbollit, te tregojne maturi , mjeshteri teknike me top, te permbahen nese nuk jane ne pëlqim me referin sepse gjykimi i referit eshte përfundimtar dhe nuk mund te ndryshohet. Sjellja jo sportive ose fyerja ndaj referit ose lojtareve te ekipit kundershtar nuk do te lejohet dhe do te denohet. Qellimi kryesor i Ligës është që ta zhvillojmë futbollin në Preshevë dhe rinia Preshevare të merren sa më tepër me aktivitete sportive, argetim, dëfrim përmes lojës etj.
Me shpresë se Liga Komunale në futboll të vogël do te kaloj si është më së miri dhe se te gjithë pjesemarresit do ta ndiejnë veten si fitues pavarësisht se a kanë zenë vendin e parë ose jo.


(adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button