LajmeMagazina

Mediat nga Beogradi: Reportazh për shqiptarët e Luginës së Preshevës, politika dhe ardhmëria evropiane

Lugina e Preshevës është një rajon i përbërë nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Gjeopolitikisht, ky rajon paraqet qendrën e komunitetit shqiptar në Serbi, me popullsi shqiptare 54.6% në Bujanoc dhe 89% në Preshevë (si dhe 26% në Medvegjë). Lugina e Preshevës ka 1249 km2 me afërsiht 111 000 banorë, dendësi 76 b. km2 dhe me 62% shqiptarë. (një pjesë e konsiderueshme jetojnë në diasporë)
Në gjuhën shqipe rajoni njihet si „Lugina e Preshevës“ ose thjeshtë „Lugina“. Shqiptarët shpesh e thërrasin këtë rajon dhe si Kosovë Lindore, gjë që i referohet shkëputjes së këtij rajoni nga Kosova dhe inkorporimit të tij në Serbi pas Luftës së II Botërore.  
Gjeografikisht, Lugina e Preshevës është pjesë e rrugës trans-Ballkanike Moravë-Vardar Veri-Jug, e cila ndjek rrjedhat e Moravës së Madhe dhe Moravës së Jugut nëpër Serbi. Kjo rrugë mbartë Korridorin Pan-Europian 10 dhe autostradën E75, trasnmeton Titulli.com   
Në vitin 1938 gjatë kolonizimit të Kosovës, Presheva ishte caktuar në bazë të Traktatit Turko-Jugosllav si një nga rajonet popullsia e së cilës do të detyrohej të migronte në Turqi.
Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjatë dyndjeve sllave, gjatë shek VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t’u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe disa të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Nga gjysma e dytë e shek IX, gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare. Prej shek XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455 treva e Preshevës, emrin që ka edhe sot, ka nga fjala latine që d.m.th. Presh-Purri dhe Eva-fushë, pra Preshevë d.m.th Fusha e Purrinjëve.
Gjatë “Rilindjes Kombëtare Presheva dhe preshevarët kanë qenë mjaft aktiv për çlirimin Kombëtar Shqiptar. Së bashku me bashkëkombësit e vet anë e mbanë Trojeve Shqiptare, kundërshtuan me forcë çdo ligj të dhunshëm të imponuar nga armiqtë e sidomos Reformat e Tanzimatit të vitit 1939, deri më vitin 1912, me pas morën pjesë në luftërat dhe kryengritjet e ndryshme, si atë të Lidhjes se Prizrenit (1878), Lidhjen e Pejës (1898) si dhe kryengritjet e një pasnjëshme të viteve 1908, 1910, 1912 etj. Presheva gjatë kohës së sundimit Osman në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse e 100% shqiptare, e që gjatë shpalljes së pavarësisë së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Arbërisë (Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, 1″Surdulica etj.)
Struktura etnike e popullatës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sipas Regjistrimit të vitit 2002 (regjistrimi i vitit 20111 është bojkotuar nga shqiptarët)
Opština
Br.stan
%
 Alb
   %
  Srbi
  %
Romi
   %
    %
Preševo
34.904
100
31.098
89.10
2.984
8.55
322
0.92
 500
  1.43
Bujanovac
43.302
100
23.681
54.69
14.782
34.13
3.867
8.99
 972
  2.19
Medveđa
10.760
100
 2.813
26.17
7.163
66.57
108
1.01
 673
  6.25
UKUPNO
88.966
100
57.595
64.74
24.929
28.02
4.297
4.83
2.145
 2.41
Luginës së Preshevës ka pozitë shumë të përshtatshme edhe për shkak rrjedhave ujore të Moravës dhe Vardarit. Këta dy lumenj ia kanë hapur rrugën për në viset veriore dhe jugore të Ballkanit, duke i lidhur me pjesët e tjera të Evropës.
Në të vërtetë Lugina e Preshevës paraqet korridorin më të rëndësishëm dhe më të shkurtër të daljes së shteteve te Evropës në Detin Egje. Presheva dhe Bujanoci gjinden në rrugën kryesore të Moravës, ndërsa Medvegja ka pozitë periferike dhe më të pavolitshme gjeografike. Medvegja gjendet në rrjedhën e lumit Jabllanicë, degë e Moravës Jugore.
Bujqësia është degë kryesore e ekonomisë. Afër 70% e popullsisë merret me bujqësi. Fushëgropa e Preshevës dhe e Bujanocit është e përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë. Kulturat kryesore që kultivohen janë drithërat, ndërsa prej bimëve industriale më së tepërmi kultivohet duhani. Deri vonë kultivimi i duhanit ka përfshi sipërfaqe të mëdha , sepse leverdia ekonomike ishte e madhe. Kohëve të fundit janë duke u zvogëluar sipërfaqet e mbjellura me këtë kulturë industriale. 
Lugina e Preshevës është e pasur me ura nëntokësore. Në këtë rajon ndodhen disa burime 1″termo-minerale. Rrëzë Maleve të 1″Gollakut është Banja e Sijarinës, e cila me burimet e saja të nxehta, afro 69 gradë celsius, shëron shumë sëmundje. 1″Banja e Bujanocit me ujërat saj të nxehta dhe me përmbajtjen e mineraleve është afirmuar për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Përkundër këtyre resurseve këto komuna janë më të pazhvilluarat në Serbi. Shkalla e papunësisë në Bujanoc kalon 60% ndërsa në Preshevë, ajo kalon edhe 70%. Diaspora, në të cilën jetojnë afërsisht 30 mijë shqiptarë nga ky rajon, edhe për shkak të ekzistimit të ndjenjës së solidaritetit ndër familjet, paraqet burimin e rëndësishëm të ekzistencës për jetë.
Situata aktuale
Gjatë Luftës së Kosovës, sidomos pas tërheqjes së forcave ushtarake të Serbisë nga Kosova dhe vendosjes së tyre nëpër vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës, brenda Zonës Tokësore të sigurisë, represionit që ato nisën ndaj popullatës lokale,  gjashtë deri në tetë mijë shqiptarë etnikë u larguan nga rajoni.
Në Vitin 2000, për shkak të këtij represioni policoro-ushtarakl mbi civilët shqiptarë, nisën  përleshje në mes të forcave jugosllave të sigurisë dhe forcave të shqiptarëve të UÇPMB-së.  Lufta në Luginën e Preshevës mbaroi pas ndërhyrjes ndërkombëtare që rezultoi me një marrëveshje paqeje „Deklaratës së Konçulit“. Qeveria e Serbisë dhe ajo e RFJ-së kishin hartuar në atë kohë Programin për zgjidhjen e krizës në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës sipas së cilit, për t’i dhënë fund armiqësive dhe shkaktarëve të krizës duhej të çmilitarizohej rajoni, amnestohet UÇPMB, zhvillohen ekonomikisht këto komuna dhe integrohen shqiptarët në institucione shtetërore e publike të Serbisë- Vetëm në saje të kësaj marrëveshje u lejua hyrja Ushtrisë jugosllave në rajon, me miratimin e NATO-s.   
Konfliktit të armatosur, rezultate konkrete ka në zhvillimin e infrastrukturës së përgjithshme të këtyre komunave, por ato edhe më tej mbeten më të pazhvilluara në Serbi, me shkallë të papunësisë prej 60 – 75%. Nuk ka strategji shtetërore për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore e publike, e as strategji të ringritjes ekonomike të këtyre komunave.
Shkalla e lartë e papunësisë, mosnjohja e diplomave të Kosovës dhe vështirësitë në nostrifikimin e diplomave nga Shqipëria, arrestimet e shpeshta nën pretekstin e krimeve të luftës, si pasojë e mos respektimit të Ligjit për amnesti të vitit 2002 sjellin largimin masiv të rinjve shqiptar nga Lugina e Preshevës.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të përfaqësuar politikisht në parlamentin republikan nga që nga viti 2007. Aktualisht, në parlamentin republikan shqiptarët përfaqësohen nga dy deputetët që vijnë nga Partia për veprim Demokratik. Partitë tjera politike shqiptare kanë refuzuar pjesëmarrjen në këto zgjedhje.
Kriza e shkaktuar rreth lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, largimi i tij i dhunshëm dhe statusi i pazgjidhur i shqiptarëve të LP,  kanë treguar brishtësinë e situatës politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës. Mundësia e shpërndarjes së krizës edhe jashtë kufijve të këtyre komunave, shtroi domosdoshmërinë e nisjes së një dialogu të ri me qeveinë në Beograd i cili u komprometua që në fillim kur këtzre komunave edhe me ndrzshimet e Ligjit për Gjykatat nuk iu rikthyen institucionet gjyqësore që iu hoqën më 2010.
Aplikimi i rezultateve jo të plota dhe të manipuluara të regjistrimit të vitit 2011 sa i përket shqiptarëve të këtyre komunave, sipas të cilit në Preshevë ka vetëm 416, shqiptarë, në Bujanoc 216 dhe në Medvegjë 522, konsiderohet vazhdim i politikës diskriminuese shtetërore e cila ndaj shqiptarëve të këtij rajoni, në mënyrë sistematike po aplikohet që nga fillimi i viteve ,90-ta.
Prandaj, zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës, nuk është vetëm çështje e sigurisë, ajo në radhë të parë paraqet çështje të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve, por, edhe kriter i integrimeve evropiane të Serbisë. 
Ky reportazh është botuar në të përditshmen Danas në Serbi
Premtimi s’ka emër
Premtimi s’ka emër,
Një që pati se ka më
Premtimin e tradhëtuan
Të vërtetën e hidhur
Pa pikën e mëshirës ja thanë
Premtimi na u hidhërua
E i kthehu krahët,
Ja prenë të gjorit,
Siç prêt flokët një grua.
Si sibilat e lashta premtimet
Mbanin njëherë,
Ty vetëm emri të gënjen
Se si sibijat s’je.
Premtimin e varrosën
Një të martë pa diell,
U hum bi mjeri në kujtime
S’jetoi më shumë se dy vjet
(Autor: Diniela Lera Vehbiu)
Mi ktheu plumbat mbrapsht dhe shkoj
Iku si një lypsar larg meje
Si Monaliza, në pikturën e Davinçit,
Më duket se më shikon kah të shkojë
E unë zemër peng e thyer
Mbes si skulpturë e shtangur..!
(Autor: Yllka Ymeri)

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button