Sot, në orët e para të ditës, aty nga ora 4:00 të mëngjesit, pas një sëmundjeje të shkurtër, ndërroi jetë imami i xhamisë së fshatit Bilaç, komuna e Bujanocit, Zejnullah Bakiji, i cili shërbeu si imam i xhamisë jo më pak se tri dekada konkretisht, për 31 vjet me radhë.
Banorët e Luginës së Preshevës e më gjerë e njohën si një hoxhë, i cili gjithmonë ishte në shërbim të popullatës në të mirë të këtyre trevave në të gjitha drejtimet. Gjeneratave ua kaloi vendosmërinë për uniteti, bashkim, besim, mirësi dhe mbarësi. Pa dyshim se përveç familjes, ky dijetar, ky teolog i cili shërbeu jo më pak se mbi tri dekada, do t’i mungojë edhe fshatit të tij dhe gjithë banorëve të Luginës.
Veprat e tij të mira që i ka pasur nuk do të harrohen për jetë të jetës dhe do të kujtohen brez pas brezi, ato do të jen fanar i së ardhmes.
I ndjeri lindi më 8.6.1946, ndërsa ndërroi jetë sot, më 25.4.2015.
Varrimi i të ndjerit nuk dihet se kur do të bëhet, e për këtë ju njoftojmë me kohë. E ngushëllojmë familjen e të ndjerit Bakiji, miqtë e tij, shokët dhe gjithë banorët e fshatit Bilaç dhe gjithë Luginës së Preshevës.
Të ndjerit po dje i ndërroi jetë edhe vëllai i tij i madh haxhi Hakiu, por ai nuk mundi të jetë i pranishëm, e pa dyshim se shpirti i tij e mendja i ka mbetur te familja e tij, e konkretisht te vëllai, se kur është nisur për në spital, e ka ditur se e ka vëllanë me shëndet jo të mirë. Por, siç na bëjnë me dije familjarët e imamit të xhamisë Zejnullah Bakijit, ai kishte marrë hallall edhe me vëllanë e tij, sikur ta dinte se nuk do të shihen më. I gjithë Bilaçi, por edhe Lugina, ka mbetur pa një imam në madhështinë e tij, kurse ligjëratat e tij do të kujtohen gjithnjë dhe do t’u shërbejnë dijetarëve të rinj, si shembulli më i mirë i mundshëm, se atdheu dhe besimi janë janë të pandashme. Allahu e shpërbleftë në Parajsë, e familjarëve ua freskoftë zemrat. /Dashnim HEBIBI/