LajmeMagazina

Ndërron jetë Sara nga Bujanoci

Dhjetëvjeçarja nga Bujanoci të shtunën ka ndërruar jetë pas aksidentit që kishte pësuar në fshatin Rogoçic, të Komunës së Kamenicës.

Sara Abdyli, nxënëse e klasës së IV-të të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ishte viktimë e aksident trafikut që ndodhi të martën, 14 prill, në këtë vendbanim të Kosovës. 
Ajo ishte goditur nga vetura e tipit “Alfa Rome” me targa të Kosovës, drejtues i mjetiti së pari kishte goditur në shtyllë dhe më pas vogëlushen në trotuarin e këmbësorëve. 
Nga plagët e marra viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe me pas në QKUK në Prishtinë. Sara kishte rënë në koma, përderisa ishte nënshtruar operacioneve në QKUK. /Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button