LajmeMagazina

Numri i parë i revistës i Shqiptarëve amë në Serbi

Numri i parë i revistës në dy gjuhë “MAS”, nën botimin e Shqiptarëve amë të Serbisë është prezantuar në hapsirat e qeverisë krahinore të Vojvodinës nën prezencën e ambasadorit të Shqipërisë në Serbi Ilir Boçka, përfaqësues republikan dhe të qeverisë së Vojvodinës, transmeton presheva.com.
Deputeti popullor në Kuvendin e Serbisë Zlata GJeriq ka thënë se është e domosdoshme përmirësimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit në mes të serbëve dhe shqiptarëve, dhe siç thotë ajo ndërtimin e urave që na lidhin dhe ofrojnë, duke vlersuar se kjo revistë është një shembull i vërtetë për kët.
Edhe ambasadori Boçka ka përshëndetuar publikimin e kësaj reviste duke vlersuar se kjop iniciativë e Shqiptarëve amë në Serbi është realizuar kur kjo ka pasë nevojë duke shpresuar se “MAS” do të kontriboj për avancimin e mardhënieve ndërmjet dy popujve.
Përfaqësuesi i shqiptarëve amë në Serbi Demo Berisha ka thënë se kjo revistë është hapi i parë i objektivave të kësaj shoqate që e ka formuar vitin e kaluar me seli në Novi Sad.
“Qëllimi ynë është që me veprimet tona të afirmojmë koekzistencën e pakicës shqiptare me kombësit tjera” ka thënë Berisha, duke shtuar se shqiptarët që jetojnë në Serbi janë përcaktuar që jetën dhe punën e tyre të zhvillojnë me rrespekt të kushtetutës dhe rregullores së shtetit që e pranojnë si atdheun e tyre.


(adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button