Gazeta serbe “Blic” ka publikuar një listë se si korrupsioni po përhapet në Ballkan.
Në Ballkan çdo gjë mund të blihet, korrupsioni dominon të gjitha fushat e jetës. Gazeta serbe “Blic” ka publikuar të shtunën në Beograd një “listë të çmimeve të korrupsionit”, transmeton albinfo.
Në bazë të sondazheve, analizave të ekspertëve dhe intervistat me grupet e interesit, thuhet: “Korrupsioni është shumë i përhapur në Serbi”. Për 300 € mund të prezantoni një punim tuajin në shkollë. Disertacioni i doktoraturës kushton rreth 3.000 € dhe 1.000 € një leje ndërtimi.
Për trajtim më të mirë në lindje nëna e ardhshme duhet ta paguajë 1.000 €, edhe pse kujdesi mjekësor në Serbi është në të vërtetë i lirë.
Javën e kaluar shefi i një spitali në Beograd është arrestuar, ngase kishte pranuar 500 € për të manipuluar listën e pritjes për operacione.
(adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});