LajmeMagazina

“Sara, do të na mungosh”, me lot në sy përcillet për në banesën e fundit

Qindra qytetarë të Komunës së Bujanocit të dielën i dhanë përshëndetjet e fundit vogëlushes 10 vjeçare Sara Abdyli, e cila ditë më parë humbi jetën tragjikisht.
Kortezhi mortor i përbërë nga anëtarë të familjes, shoqe e shok të Sarës, nxënës, mësues, miq e dashamirë, me lot në sy përcollën dhjetëvjeçaren për në banesën e fundit, në varrezat e Bujanocit, raporton Titulli.com.
Sara Abdyli, ishte viktimë e aksident trafikut që ndodhi të martën, 14 prill, në Rogoçicë të Komunës së Kamenicës, ndërsa nga plagët e marra ndërroi jetë të shtunën, 18 prill.
Ajo ishte nxënëse e dalluar në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, sikurse që ishte shembull në mesin e fëmijëve tjerë.
“Prindërit e saj duhet të jenë krenar me bijën e tyre”, thanë qytetarët që po përcillnin vogëlushen, e shumë shoqe të saj në vaj psherëtinin “do të na mungosh shumë”.
Familja Abdyli falënderoi të pranishmit që në këto ditë të vështira po shprehin ngushëllimet për humbjen e më të dashurës së tyre. Babai Arbeni me bashkëshorten kanë edhe një vajzë rreth moshës katër vjeçare. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button