LajmeMagazina

Serbi që studioi gjuhën shqipe: Shqiptarët i duan serbët

Dushan Saviq, një djalosh i zakonshëm nga qyteti i Vrshacit ka vendosë që siç thotë ai, është më e mira në jetën e tij. Atij shumica i kishin thënë: “Çka po të duhet kjo në jetë?”, por ai ka vazhduar deri në fund dhe asnjëherë nuk është zhgënjyer.
Dushani ka regjistruar për të regjistruar gjuhën shqipe, ndërsa tani thotë se Shqiptarët i duan serbët.
“Kur kam mbaruar fakultetin, kam shkuar në Tiranë për disa muaj, ndërsa atje kam punuar në disa projekte. Sinqerisht mund të them se atje më kanë trajtuar si një arushë e bardhë, dhe duke e pamundur se njerëzit atje i duan me të vërtetë serbët, çka mund ta vërtetoj nga përvoja ime personale” ka thënë Dushani për “24orë”, transmeton presheva.com.
Të studiosh gjuhën dhe letërsinë shqipe mund të duket jo e zakonshme për një situatë politike ditore, por Dushani thotë se në këtë rrugë ai ka nisur rastësisht.
“Eshtë një rastësi që unë regjistrova gjuhën shqipe. pasi dëshira ime e parë ishte të studioj gjuhën angleze, por për shkak të konkurencës së madhe, nuk pata sukses të regjistrohem. Në fund u regjistrova në një fakultet ku studiojnë kryesisht vajza, çka ishte një përvojë e madhe në jetën time” thotë ai.
Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e tij të pazakontë, që ai të zgjedh gjuhën shqipe, ai thekson se ka pasë përkrahje nga familje dhe miqtë e tij, duke mos pasur asnjë vërejtje për vendimin e tij, duke menduar se është një vendim i guximshëm.
Ai thotë se shumica, kur ka përmend se studion gjuhën shqipe, në fillim kanë menduar se po tallet, ndërsa asnjëherë nuk ka pasë probleme.
“Me siguri se asnjëherë nuk më ka interesuar politika, andaj edhe iu jamë shmangur temave të tilla dhe polemikave”.
Dushani është i ftuar që të ligjeroj gjuhën shqipe në Universitetin amerikan në Prishtinë.
Kur Dushani kishte vizituar për herë të parë Prishtinën që të ligjeroj në gjuhën shqipe, ai kishte tërhequr vëmendjen e shumë medieve kosovare, duke e konsideruar si një serb që punon diçka jo të pazakontë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button