LajmeMagazina

Shfrytëzo rastin, legalizo ose dorëzo armën (Video)

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Republikës së Serbisë, stacioni policor në Preshevë, të mërkurën morën një aksion për të njoftuar qytetarët rreth legalizimit të armëve të cilat i posedojnë pa leje përkatëse.
Pjesëtarët e këtij stacion, në rrugën 15 nëntori në Preshevë, kanë promovuar legalizimin ligjor të armëve duke shpërndarë material propagandues.
Zëvendëskomandanti i stacionit policor në Preshevë, Ismajl Beluli, një në prononcim për televizionin Aldi, tha se ky aksion ka si qëllim njoftimin e popullatës, pasi deri më sot aksionit për legalizimin e armëve i është përgjigjur një numër i vogël.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Republikës së Serbisë nga 4 marsi i këtij viti dhe për tre muaj në vazhdim do të bëjë legalizimin ligjor të armëve.
Përmes kësaj amnistie, pronarët e armëve (personat fizikë apo juridik) mund të dorëzojnë çdo lloj të armatimit dhe municionit në departamentin më të afërt policorë, respektivisht stacion policor, pa treguar prejardhjen e armës apo municionit, dhe nuk do të përgjigjet për armëmbajtje pa leje e as blerje të saj.
Gjatë legalizimit ligjor, personat fizik dhe juridik poashtu mund të regjistrojnë armën për siguri personale (pistoletë apo revolver), armë gjahu (pushkë dhe karabinë) dhe armë sportive (pistoleta të kalibrit të vogël dhe revole, pushkë të kalibrit të vogël si dhe armë ajrore) për të cilat nuk kanë leje nga Ministria e Punëve të Brendshme. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button