LajmeMagazina

Shkolla e muzikës në Bujanoc një shembull për talent të rinjë, shqiptar, sërb dhe rom

Shkolla për Arsim Fillor Muzikor në qytetin e Bujanocit është e vetmja shkollë muzikore në komunë tonë. Shkolla e Muzikës në Bujanoc ka filluar së funksionari që nga vitit 1989. Në fillimin kjo shkollë regjistronte një numër të vogël të nxënësve në degët piano, kitare dhe harmonikë por me vitet që pasuan numri i nxënësve u rrit dhe interesimi për këtë shkollë është rritur ndjeshëm, tha sot drejtoresha e kësaj shkolle Marija Todoroviç Arsiç.

Profesoresha e pianos dhe njëherit edhe drejtoresh në shkollë për arsim fillor muzikor në Bujanoc e cila punon dy mandate si drejtoresh tha se, para 10 viteve nuk ka pasur pothuajse fare nxënës të nacionalitetit shqiptar, mirëpo që nga viti 2009 numri i nxënësve shqiptar është rritur ndjeshëm duke mos lënë anash as talentin e tyre. “Punoj në shkollën e muzikës dy mandate dhe jam e kënaqur si me punën që bëj po ashtu me vullnetin e nxënësve dhe talentin e tyre. Në këtë shkollë nxënësit mund të ushtrojnë në piano, gitar, violinë, flaut, klarinet dhe harmonikë. Duke u kthyer në retrospektivë tani është më mirë, pasi që numri i nxënësve është rritur shumë, tani shkolla jon numëron 112 nxënës të tri nacionaliteteve që jetojnë në komunën e Bujanocit dhe është për tu lakmuar talenti i tyre” tha drejtoresha. Mosha adekuate për tu regjistruar në shkollën e muzikës është 9 vjeq dhe duhet të vijojnë shkollimin 6 vite dhe kështu edhe të përgaditetn për shkollë të mesme të muzikës por edhe për akademi muzikore. Vlen të theksohet se, shkolla e muzikës me talentët e rinjë ka marrë pjesë në shumë gara regjionale duke korr suksese të mëdha e në mesin e tyre edhe nxënësit shqiptar të cilët janë kurorëzuar me vendin e parë në gara të ndryshme. Po ashtu nuk mungojnë as festivalet po ashtu nuk mungojnë as koncertet e ndryshme, sqaron drejtoresha. Përpos që nxnësit mësojnë dy her në javë nga dy orë varësisht cilit instrument i bien, nxënësit kanë mundësi edhe të mësojnë në grup apo sofexh nga profesorët. Ata me të cilët është për tu krenuar komuna jon, janë talentët e rinjë që kan prirje dhe talent në instrumente të dnryshme si në piano Dafina Aliu njëherit edhe fituese në dy gara regjionale për piano po ashtu edhe Arbër Emërllahu i cili ushtron klarinetin. Dafina Aliu nxënëse e klasës së 7 nga Bujanoci thot se, “i pëlqen sonata e mocartit dhe në të ardhëmn mendon të studioj akademinë muzikore, ka 5 vite që vijon shkollën e muzikës dhe i pëlqen piano aty ajo gjen qetësinë. Arbër Emërllahu nxënës i instrumentit të klarinetit ka dy vite që vijon mësimet dhe është i kënaqur me sukseset që po arrin në shkollë duke sfiduar nxënësit e tjerë në gara të ndryshme. Sipas drejtoreshës së shkollës fillore të muzikës në Bujanoc Marija Todoroviç Arsiç në komunën e Bujanocit talenti i fëmijëve si shqipëtar serb dhe romë nuk mungon duke marrë shembull Dafinën e cila në moshë shumë të vogël ka arritu suskese të mëdha. E rëndësishme është që nga kjo shkollë janë duke dal kuador talenta dhe se në të ardhmën Bujanoci të njiehet për pianista, klarinetist dhe shumë të tjerë. 6 muaj në shkollë të muzikës kushton 1 mijë dinarë, dnërsa një vit 2 mijë dinarë për të ushtruar në piano, gitar, violinë, flaut, kalrinet dhe harmonikë. Po ashtu çdo vitë në muajin maj hapet konkrusi për nxënës të rinjë të cilt duhet të jen të moshës 9 vjeqare.
Vlenë të theksohet se shkolla e muzikës në Bujanoc në muajin gusht të këtij viti do të rinovohet përmes një doancioni nga ushtria e Ohaios dhe nxënësit do t’i kenë kushtet edhe më të mira për të mësuar./Fisnike Rexhepi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button